Qeveritë e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë përmes një deklarate të përbashkët kërkuan kthim të menjëhershëm të armëpushimit në Gaza.
Gjithashtu i bëri thirrje Izraelit të lejonte ndihmat humanitare.
- Reklama -
“Ne i bëjmë thirrje Izraelit të kthejë qasjen e ndihmës humanitare, duke përfshirë ujin dhe energjinë elektrike, dhe të sigurojë qasje në kujdesin mjekësor dhe evakuime të përkohshme mjekësore në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare”, thanë në një deklaratë ministrat e Jashtëm të tre vendeve, të njohur si E3.
Ministrat deklaruan se ishin “të tmerruar nga viktimat civile” dhe u bënë thirrje gjithashtu militantëve palestinezë të Hamasit të lirojnë pengjet izraelite.
- Reklama -