Mbretëria e Bashkuar mund të vendosë sërish në zbatim një izolim të ri kombëtar. Raportimi vjen nga mediat britanike, që shkruajnë se qeveria mund të përdorë këtë masë për t’iu kundërpërgjigjur opozitës laburiste që e akuzon se pandemia koronavirus i ka dalë jashtë kontrollit.
Britania e Madhe drejt një izolimi të ri kombëtar

Sipas Daily Mail, Task Forca për Covid-19, që shqyrton rregullat dhe kufizimet, do të takohet sot për të vendosur masat e reja për frenimin e përhapjes së koronavirusit.Ndërkohë, infeksioni nuk po përhapet vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Versioni i ri i Covid-19, i quajtur si versioni britanik, është verifikuar tashmë në të paktën 37 vende të ndryshme të botës, sipas të dhënave të raportuara nga CNN.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

