- Reklama -

Britania e Madhe do të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën për parandalimin e kontrabandimit të emigrantëve

Britania e Madhe do të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për parandalimin e bandave që merren me kontrabandimin e emigrantëve, ka njoftuar Qeveria në Londër, shkruan BBC.

Qëllimi i këtyre partneriteteve, të të njëjtit lloj si ai që Britania nënshkroi me Shqipërinë në fund të vitit 2022, është “të rrisë shkëmbimin e inteligjencës dhe të përgjojë bandat kriminale që merren me kontrabandimin e emigrantëve”, thuhet në një deklaratë të Downing Street.

- Reklama -

Gjatë vitit 2023, pothuajse 100 mijë emigrantë kaluan përmes Ballkanit Perëndimor, gjë që e bën atë “një rrugë të rëndësishme të përdorur nga ata që përfundojnë ilegalisht në BE ose Britaninë e Madhe”.

Kryeministri britanik Keir Starmer është duke marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC, 47 vende) në Hungari, ku në rendin e ditës është edhe imigrimi i parregullt.

“Një perandori kriminale vepron në kontinentin tonë, duke shkaktuar viktima të tmerrshme njerëzore dhe duke minuar sigurinë tonë kombëtare. Britania do të jetë në qendër të përpjekjeve për t’i dhënë fund plagës së krimit të organizuar të emigracionit, por kjo nuk mund të arrihet vetëm”, ka thënë ai.

Rreth 31.535 emigrantë kanë mbërritur ilegalisht në Britani që nga janari, duke kaluar Kanalin Anglez me varka të improvizuara. Shifra është më shumë se në të gjithë vitin 2023.

Të paktën 60 persona kanë vdekur këtë vit, që është më i keqi që nga viti 2018.

Kur Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian, humbi qasjen në bazat e të dhënave, si “Eurodac”, e cila përmban gjurmët e gishtërinjve të azilkërkuesve dhe emigrantëve që vijnë në BE, dhe Sistemin e Informacionit Shengen (SIS) për personat e kërkuar, të zhdukur ose të ardhur ilegalisht.

Pas zgjedhjes së tij në korrik, Starmeri hoqi dorë nga planet e qeverisë së mëparshme konservatore që parashihte t’i dëbonte azilkërkuesit në Ruanda.

Kryeministri britanik kërkon t’i luftojë bandat që merren me kontrabandim njerëzish dhe të rrisë bashkëpunimin me vendet evropiane për ta ulur numrin e emigrantëve.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit të hënën në Glasgow, Starmer siguroi se partnerët evropianë duan të bashkëpunojnë më ngushtë në këtë çështje.

Sipas tij, grupet që merren me kontrabandimin e emigrantëve duhet “të konsiderohen kërcënim për sigurinë globale të krahasueshme me terrorizmin”./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort