- Reklama -

Brezovica, pika më e famshme turistike në dimër (Video)

Dimri dhe pushimet në Kosovë sidomos për ata që duan të skijojnë gjithmonë destinacion kanë Brezovicën.

Përkundër kushteve atmosferike jo shumë të favorshme për aktivitete dimërore, vizitorët duan që të shijojnë pistën e skijimit e kafenë e ngrohtë këtu.

- Reklama -

“Për fat të mirë dhe për shkak të kushteve që i kemi pasë pasi që ishte një krizë globale, këtë vit ka qenë një start shumë i mirë, i kënaqshëm”, ka deklaruar Altin Radoniqi.

Derisa viteve të fundit turistët po frekuentojnë më shumë pjesën e poshtme të Brezovicës, edhe hapësirat lart me mjediset e ngrohta janë gjithherë të hapura për ta.

“Ne punojmë me një klientelë tonën, që i kemi qe 11 vjet, skijatorë që vijnë çdo vit dhe jemi shumë të kënaqur”.

Ndalimi i organizimeve dhe i vizitave të shkollave, si masë parandaluese e COVID-19 nuk ka bërë ndonjë ndryshim në strukturën e vizitorëve në Brezovicë.

Skijatorët e ata të cilët e shfrytëzojnë këtë kohë për t’i mësuar sportet e dimrit janë aty gjatë tërë javës, e familjet gjatë fundjavës.

“Është njëfarë pengese që organizimet nuk lejohen, për fat të mirë çdo ligj është duke u zbatuar, e kemi pasë edhe inspektoriatin që na kanë tregu rregullat”.

Përveç turistëve kosovarë, të shumtë janë ata që vijnë edhe vendet fqinje duke kryesuar ata nga Shqipëria.

“Kemi edhe shumë të vendeve të tjera, edhe nga Shqipëria dhe e gjithe Evropa. Nuk kemi vetëm turistë lokal”.

Edhe pse në kushte më ndryshe se viteve të tjera, Brezovica mbete vendi më i vizituar gjatë stinës së dimrit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort