Pjesa jugore e Gjermanisë të shtunën është përballur me shi të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme.
Shkaku i shiut të madh janë përmbytur disa rrugë dhe janë dëmtuar disa shtëpi.
Autoritetet gjermane kanë njoftuar se një pjesë e qytetit të Augsburgut është përballur me vërshime ndërkaq nga erërat e fuqishme është dëmtuar çatia e shtëpisë së pensionistëve.





