LAJME

Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi

Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Prill 2026, 11:17

Brenda një periudhe dyditore, në 27 raste janë ndërprerë punimet në objekte ndërtimore

Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar një aksion të jashtëzakonshëm inspektimi në sektorët me nivel të lartë rreziku, duke përfshirë tërë territorin e Kosovës.

Raporti 48-orësh i këtij institucioni paraqet rezultatet e inspektimeve të realizuara gjatë ditës së dhjetë të këtij aksioni.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë dy ditëve janë kryer gjithsej 66 inspektime, prej të cilave 27 raste kanë rezultuar me mbyllje të punimeve.

Po ashtu, janë dhënë 32 vërejtje, ndërsa në nëntë raste nuk është shqiptuar asnjë masë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika