Prej kohësh kompani të ndryshme kanë nisur punën për të ndërtuar avionë supersonikë, me premtimin se udhëtimet e gjata transoqeanike do të kryhen brenda pak orësh.
Kësaj nisme duket se i është bashkuar edhe Forca Ajrore amerikane e cila ka arritur një marrëveshje me një kompani private për të ndërtuar një avion supersonik për Presidentin dhe pjesëtarë të tjerë të ekzekutivit.






