LAJME

Brenda 3 ditëve, dalin pagat shtesë për punëtorët teknikë në Spitale, QMF dhe Ambulanta

Brenda 3 ditëve, dalin pagat shtesë për punëtorët teknikë në Spitale, QMF dhe Ambulanta
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Prill 2021, 10:27

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se brenda tre ditëve pritet të dalin mjetet për punëtorët teknik të spitaleve e Qendrave të Mjekësisë Familjare, raporton TV Prizreni

Afati tre ditor është i fundit që Sindikata e Sektorit Privat i ka dhënë Ministrisë së Shëndetësisë për këto pagesa të premtuara.

Ky është njoftimi i plotë:
“Ju njoftojmë se mjetet për punëtorët teknik në Spitale, QMF dhe Ambulanta, nga Qeveria e Kosovës për rundin e dytë që është dashur të paguhen gjer me 4 Prill, pas diskutimeve me Ministrinë e Shëndetësisë ato mund të dalin më së largu edhe 3 ditë, ne u pajtuam se do të presim edhe 3 ditë e nëse ato nuk paguhen ne automatikisht do ta ndërpremë punën, mirëpo Ministria e Shëndetësisë garanton se deri te kjo nuk do te vijë” shkruan Azemi .

 

Prishtinë, 19.04.2021
Njoftim
Ju njoftojmë se mjetet për punëtorët teknik në Spitale, QMF dhe Ambulanta, nga Qeveria e…

Posted by Jusuf Azemi on Monday, April 19, 2021

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika