Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) mirëpret vendimin e Bankës Botërore për ta hequr zyrtarisht vendin tonë nga FCS, e njohur ndryshe edhe si Lista FCV (Fragile and Conflict-Affected Countries).
Ky vendim është konfirmuar përmes shkresës zyrtare të pranuar sot nga Banka Botërore, ndërsa lista e përditësuar tashmë është publikuar në faqen e saj zyrtare: https://thedocs.worldbank.org/en/doc/5c7e4e268baaafa6ef38d924be9279be-0090082025/original/FCSListFY26.pdf
“Ky është një moment domethënës për Kosovën, që pasqyron progresin e vazhdueshëm të vendit në forcimin e qëndrueshmërisë institucionale, stabilitetit makroekonomik, qeverisjes financiare dhe sundimit të ligjit. Vendimi është gjithashtu rezultat i koordinimit ndërinstitucional me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe i angazhimeve të vazhdueshme të BQK-së me partnerët ndërkombëtarë. Në veçanti, kjo çështje u adresua me theks gjatë Takimeve Pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore të prillit të vitit 2025 në Washington DC, ku u argumentua në mënyrë të detajuar nevoja për një reflektim më të saktë të maturisë institucionale të Republikës së Kosovës. Në këtë kuadër, Guvernatori i BQK-së, bashkë me delegacionin, zhvilloi në Washington DC takime të drejtpërdrejta me disa nga drejtuesit kyç të Bankës Botërore dhe FMN-së, që nga departamenti përkatës për vendet FSV e deri tek drejtuesit më i lartë i Bankës Botërore)”, shkruan në komunikatën e BQK-së.
Disa nga përfitimet kryesore që priten për Kosovën pas heqjes nga lista FCS përfshijnë:
• Përmirësim të perceptimit ndërkombëtar për stabilitetin institucional dhe ekonomik të vendit;





