Home LAJME BQK-ja tregon se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi në euro

BQK-ja tregon se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi në euro

0
BQK-ja tregon se ku dhe si mund të bëhet pranimi dhe konvertimi në euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se ku dhe si mund të operohet me para të gatshme, sipas rregullores së re.

Në njoftimin e publikuar nga BQK-ja thuhet se valuta e vetme e vlefshme për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.

“Valutat tjera jo euro mund të përdoren në Republikën e Kosovës si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor”, thuhet në publikim.

BQK-ja më tej ka treguar se ku mund të kryhen këmbimet valutore.

“Këmbimet valutore mund të kryhen në Republikën e Kosovës vetëm përmes institucioneve të licencuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që ofrojnë këtë shërbim, për te gjitha valutat pa përjashtim nga aspekti rregullativ.”

Banka Qendrore ka thënë se Rregullorja nuk ka vendosur kufizime dhe lejon hapjen e llogarive në të gjitha valutat për të cilat institucioni financiar ofron dhe klienti pajton.

Shkarko dokumentin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here