- Reklama -

BQK: Ekonomia e vendit pritet të rritet më shpejtë gjatë vitit 2024

Banka Qendrore e Kosovës, ka njoftuar se parashikimet sugjerojnë se ekonomia e vendit pritet të rritet më shpejtë gjatë vitit 2024, e mbështetur nga rritja e të ardhurave reale të disponueshme, falë uljes së inflacionit dhe rritjes së burimeve të financimit.

“Parashikimet e BQK-së për vitin 2024 sugjerojnë se ekonomia e Kosovës do të mbështetet nga rritja e të ardhurave reale të disponueshme, falë uljes së inflacionit, dhe rritjes së burimeve të financimit. BQK parashikon rritje ekonomike prej 3.9 për qind për vitin 2024, që pritet të mbështetet nga rritja e konsumit, investimeve dhe eksportit të mallrave dhe shërbimeve, kundrejt ndikimit negativ të importit të mallrave dhe shërbimeve në BPV”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimi Tremujor i Ekonomisë.

- Reklama -

BQK-ja njofton se sipas vlerësimeve preliminare të ASK-së, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje prej 5.6 për qind në TM1 2024.

“Përshpejtimi i rritjes ekonomike kundrejt periudhës së njëjtë të vitit të kaluar lidhet kryesisht me dinamikën e kërkesës vendore, ndërsa eksportet neto ndikuan negativisht aktivitetin ekonomik si rezultat i rritjes së kërkesës vendore që u shoqërua me rritje të importit, liberalizimit të vizave që ka ndikuar në rritjen e importit të shërbimeve të udhëtimit, dinamikave të çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe kërkesa e dobësuar në Eurozonë”, thuhet në raport.

Rritja ekonomike në TM1 2024 është mbështetur kryesisht nga konsumi dhe investimet, që kontribuuan me 9.1 përkatësisht 1.0 pikë përqindje. Në anën tjetër, eksportet neto patën një ndikim negativ në rritjen reale të BPV-së me

“Në TM1 2024, konsumi është rritur për 8.9 për qind, një rritje shumë më e lartë krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar. Investimet shënuan rritje për 3.1 për qind, kryesisht për shkak të rritjes së investimeve publike dhe kreditimi. Sa i përket tregtisë së jashtme, eksportet neto thelluan deficitin tregtar për 12.7 për qind. Rritja e deficitit tregtar ishte pasojë e rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve për 9.1 për qind (importi i mallrave shënoi rritje për 6.9 për qind, ndërsa importi i shërbimeve shënoi rritje për 30.8 për qind), si dhe rënies së eksportit të mallrave për 1.9 për qind, ndërsa eksporti i shërbimeve shënoi rritje për 14.0 për qind”, thuhet në raport.

Ndërkaq inflacioni vazhdoi të ndjekë trend ngadalësimi në TM1 2024, me një normë mesatare prej 2.1 për qind, sipas BQK-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa

Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve...

Çfarë tregon klasa e energjisë e ngrirësit: Një detaj që nuk e keni ditur dhe mund t’ju kursejë para

Klasa e energjisë është një karakteristikë teknike e ngrirësve...

Konsumatorët kosovarë humbasin rreth 50 milionë euro në vit për shkak të mungesës së kusurit në centa

Një fenomen i zakonshëm që prek konsumatorët kosovarë është...

Nga janari deri në nëntor, diaspora dërgoi 1.2 miliardë euro në Kosovë

Remitancat e huaja në Kosovë arritën në 1,224 miliardë...

Rriten shtesat për fëmijë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort