Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur me mbështetjen e qasjes në financa për gratë ndërmarrëse “WE Finance Code”, gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Washington D.C..
“Ky Memorandum paraqet përkushtimin dhe zotimin e BQK-së për të mbështetur dhe kontribuar në nismat dhe zhvillimet e nevojshme në sektorin financiar, të cilat mundësojnë rritjen e qasjes në financa për gratë në biznese të vogla dhe të mesme, në funksion të rritjes së përfshirjes financiare, mbrojtjes së konsumatorit dhe edukimit financiar përmes që është në linjë me Planin Strategjik të BQK-së.”, njofton BQK.
Sipas njoftimit të BQK-së, guvernatori Ismaili gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje me zëvendëspresidentin e BERZH-it, Mark Bowman, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm dhe se do të kontribuoj në rritjen e përfshirjes financiare në Kosovë duke siguruar një qasje të barabartë në resurset financiare e veçanërisht për gratë ndërmarrëse.






