Përmes një komunikate për media Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se nga dhjetori i viti 2023 deri në prill të këtij viti janë larguar nga qarkullimi rreth 2.5 milionë copë të monedhës dy-euroshe, e mbi 54.000 copë të falsifikuara.
Sipas BQK-së pas këtij aksioni ekonomia është furnizuar me mbi 7.4 milionë copë monedhë 2 euro, 1 euro, 50 cent, 5 cent, 2 cent dhe 1 cent plotësisht të reja .
“Janë tërhequr nga qarkullimi dhe deponuar në BQK rreth 2.5 milionë copë monedha të denominimeve prej 2 eurosh, Janë detektuar dhe u është parandaluar hyrja në sistemin financiar rreth 54,000 copë monedha të denominimeve prej 2 eurosh, duke i tërhequr nga qarkullimi të dyshuara si të falsifikuara; Është furnizuar ekonomia me afro 7.4 milionë copë monedha euro plotësisht të reja të të gjitha denominimeve pa asnjë tarifë të aplikuar; Është furnizuar ekonomia me afro 5.82 milionë copë kartëmonedha euro plotësisht të reja dhe të përshtatshme për riqarkullim ne shume prej 261.6 milionë euro; Janë importuar monedha krejtësisht të reja 5 milionë copë, ose 8 milionë euro; Janë eksportuar 2.4 milionë copë (2.8 milionë euro) të monedhës 2 euro (të tërhequra nga qarkullimi); Numri i kartëmonedhave prej 500 (pesëqind) euro të tërhequra nga qarkullimi dhe deponuara në BQK ka kaluar mbi 266,000 (dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) copë/njësi në vlerë mbi 133 (njëqind e tridhjetë e tre) milionë euro”, thuhet në komunikatën e BQK-së.
BQK-ja shtoi se janë licencuar katër banka për import ose eksport të parasë së gatshme dhe 57 autorizime për transport të parave të gatshme.
Nga një zyrë janë licencuar në Leposaviq, Zveçan, Shtërpcë dhe në Gjilan, ndërsa dy në Shtërpcë. BQK-ja shtoi se janë vendosur 38 bankomatë, janë kryer mbi 350 vizita dhe aktivitete promovuese si dhe janë dhënë 11 milionë euro kredi.