Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borell ka thënë se shpreson se “para verës” do të vie deri te takimi i ri në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuҫiq në kuadër të dialogut në Bruksel.
Duke folur pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, ku rrethanat në rajon ishin në rend të ditës, Josep Borell deklaroi se ministrat evropian dëshirojnë të shohin përparim në proces të dialogut për normalizimin e raporteve.
“Kemi nevojë për qasje konstruktive dhe progres të shpejtë, proces të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Secila palë pajtohet rreth kësaj çështje por kur të ulen bashkë, atëherë përparimi bëhet i vështirë”, tha Borell.





