Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në një konferencë për media ka bërë të ditur se i ka informuar ministrat e jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se është bashkëpunim i mirë mes BE-së dhe SHBA për dialogun.
“Duhet të them se është një bashkëpunim i mirë mes BE-së dhe SHBA-së dhe nuk është garë mes dyjave vende se kush do ta lehtësojë dialogun. Ne jemi në një bashkëpunim të fuqishëm dhe kjo do të ndihmojë”, ka thënë ai.





