LAJME

Borrell për takimin Kurti-Vuçiq: Pres gjuhë të përbashkët nga të dy liderët

Borrell për takimin Kurti-Vuçiq: Pres gjuhë të përbashkët nga të dy liderët
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Gusht 2022, 10:55

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë të enjten se është koha të ecet përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Në një postim në Twitter, Borrelli ka shkruar se pret nga udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë në takimin e sotëm në Bruksel që të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Kam thirrur për këtë mëngjes takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borrell.

Takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka nisur në ora 10:30. /koha.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika