LAJME

Borrell: Kurti refuzoi propozimin e BE-së, insistoi në njohje de facto

Borrell: Kurti refuzoi propozimin e BE-së, insistoi në njohje de facto
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Shtator 2023, 16:14

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka thënë se në takimin e të enjtes në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ai ka propozuar propozim për kompromis se si do të zbatohet marrëveshja për normalizim.

Ai ka thënë se ka ofruar që palët të nisin paralelisht zbatimin e kërkesave.

Borrelli ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar së pari njohje de facto nga Serbia, ndërsa Vuçiqi ka kërkuar themelimin e Asociacionit.

“Ne kemi propozuar të zbatohen këto paralelisht, të sigurohet që të marrë diçka e të japë diçka. BE-ja dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtarë, përfshirë partnerët amerikanë, e shohin këtë si rrugë të vetme për të funksionuar zbatimi. Dyja duhet të kenë garanci se veprimet shpërblehen, me masa nga pala tjetër. Sot, jam munduar me Kurtin e Vuçiqin të gjej rrugën para, duke u bazuar në propozimin tonë. Për fat të keq, pas takimit të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm që të ecët para, të fillojë një proces kredibil për themelimin e Asociacionit. Ai insistoi të formalizohet njohja de facto si hap i parë”, ka thënë Borrelli.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika