LAJME

Borrell: Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh, Kurti paraqiti tri kushte

Borrell: Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh, Kurti paraqiti tri kushte
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Qershor 2024, 19:23

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka qenë i gatshëm, për takim trepalësh në Bruksel.

Në një konferencë për media të mbajtur pas takimeve dypalëshe, Borrell ka thënë se për takim trepalësh Kurti ka pasur tri kushte, të cilat sipas Borrellit presidenti i Serbisë Aleksanadar Vuçiq nuk i ka pranuar.

Borrelli i ka lexuar edhe kushtet e Kurtit.

“Citoj: 1, Formalizimi i marrëveshjeve bazike duhet të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive. 2, Tërheqja e letrës së rezervimit e deponuar nga ish-kryeministrja e Serbisë e datës 13 dhjetor. 3. Dorëzimin i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore kosovare”, ka thënë Borrell.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika