LAJME

Borrell: Do t’i njoftoj vendet anëtare të BE-së për mosrespektin që tregoi Kosova në dialog

TV Prizreni
TV Prizreni
21 Nëntor 2022, 17:03

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mbajtur një konferencë për media pas takimeve që ka zhvilluar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Borrell ka bërë të ditur se ua ka bërë palëve një propozim për ta shmangur përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, por sipas tij, këtë propozim e ka refuzuar Kurti.

“Mungesa e marrëveshjes sot nënkupton që ne duhet t’i bëjmë konkluzionet se si këto negociata po zhvillohen”.

“Ne do t’i informojmë vendet anëtare, kolegët dhe partnerët tanë rreth sjelljeve të palëve dhe mungesën e respektit të palëve dhe më duhet ta them këtë posaçërisht për Kosovën”.

“Unë e kuptoj se kjo përçon mesazh shume negativ politik”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika