Kryediplomati evropian, Josep Borell ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksander Vucic lidhur me aksionin ptë cilët i ka ftuar në Bruksel për dialog.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media ka bërë të ditur se Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell gjatë qëndrimit në ShBA ka biseduar me Kurtin dhe Vucicin dhe të njëjtit i ka ftuar që të shkojnë në Bruksel për të dialoguar.
“Mund të konfirmoj se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell në bisedimet me sekretarin Blinken ka ngritur çështjen e asaj se çfarë po ndodh aktualisht në Kosovë. BE-ja dhe ShBA-ja janë duke punuar ngushtë për Ballkanin Perëndimor dhe kemi objektivat e njëjta. Borell gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka biseduar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq sa i përket situatës dhe ka përsëritur nevojën që të shkohet në Bruksel për të diskutuar në korrnizën e dialogut, për të avancuar dialogun dhe për të arritur progres në dialog në mënyrë që të evitohen situatat e njëjta që i pamë në veri të Kosovës së fundi dhe mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Stano.





