Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell, dje është takuar me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së. Në takim është diskutuar edhe për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Borell pas këtij takimi, nëpërmjet një konference për media, ka paralajmëruar ndër të tjera edhe një takim të nivelit të lartë mes palës kosovare dhe asaj serbe në kuadër të dialogut.





