• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Thursday, February 9, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Borell i kërkon Hagës ta hedhë poshtë kërkesën e Presidentit Thaçi për mandatin e Speciales

tvprizreni by tvprizreni
November 2, 2020
in LAJME, VENDI
0
Borell i kërkon Hagës ta hedhë poshtë kërkesën e Presidentit Thaçi për mandatin e Speciales
0
SHARES
367
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka dorëzuar komente për mandatin e Speciales në Tribunalin Special. Në dokumentin e publikuar, Borell thotë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk është konsultuar me shefin e EULEX-it para parashtrimit të kërkesës ashtu siç e thotë ligji. Rrjedhimisht, ai shton se kjo kërkesë është e papranueshme duke përmendur edhe arsyet pse. Gazeta Express sjell dokumentin.

Brukseli zyrtar ka dërguar komente në Tribunalin Special pas kërkesës së Kosovës lidhur me amendamentin e Kushtetutës për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Kjo kërkesë ishte bërë pas propozimit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi që kishte kërkuar të ndryshohet neni i amendamentit, ku thuhet se mandati i këtij institucioni do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare.

Sipas propozimit të Thaçit, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Pas propozimit të të parit të shtetit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i kishte nisur një letër Ekaterina Trendafilovas, kryetares së Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. Në këtë letër, Osmani kishte kërkuar shqyrtim paraprak se ndryshimet e propozuara nuk zvogëlojnë të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës mbi të drejtat dhe liritë themelore.

Sipas nenit 144 të Kushtetutës, ndryshimet kushtetuese miratohen me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Votimi bëhet pasi që kryetarja e Kuvendit t’i adresohet Kushtetueses për të vlerësuar paraprakisht ndryshimet e propozuara.

Për këtë kërkesë të presidentit të vendit, komente në Hagë ka dërguar edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe Siguri, Josep Borell.

Në një letër që mbanë datën 30 tetor, Borell e falënderon u.d së shefit të njësisë së menaxhimit të kësaj Gjykate në Dhomat e Specializuara në Hagë, Syed Riaz Haider që ka pranuar që të zgjatet afati kohor për dërgimin e komenteve, derisa, është dhënë edhe qëndrimi i Brukselit karshi kësaj teme.

Në këtë letër përmendet 14 prilli i vitit 2014-të, kur presidenti i vendit si dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri kishin shkëmbyer letra për mandatin e EULEX’it dhe themelimin e funksionimin e një gjykate të specializuar.

Aty përmendet se në prill të atij viti, në Kuvend të Kosovës ishte votuar shkëmbimi i këtyre letrave si marrëveshje ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe BE-së, derisa në 3 gusht, një vit më vonë në Kuvend është ndryshuar Kushtetuta duke shtuar një nen të ri për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Në pikat që ka paraqitur Borell thotë se pikërisht neni 162 thotë se mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të vazhdojë deri në njoftimin për përfundimin e mandatit e që bëhet sipas ligjit e në konsultim me Qeverinë.

Tutje, thuhet se ndryshimi që është propozuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të thotë se duhet të fshihen dy paragrafë të nenit 162 të Kushtetutës, ai 13 dhe 14 ku thuhet se mandati do të vazhdojë deri në njoftim të ri të Këshillit të Evropës në konsultim me Qeverinë e Kosovës.

Borell përmend edhe shkëmbimin e letrave, ku palët ishin dakorduar se çdo veprim apo angazhim shtesë për lehtësimin e punës së EULEX’it përfshirë konsultimet për procesin e ndryshimin e ligjeve, do të bëhet në koordinim dhe në përputhje me legjislacionin e Kushtetutën e Kosovës.

Nga Brukseli thonë se pavarësisht kësaj, asnjë këshillë apo takim me shefin e misionit të EULEX’it në Kosovë nuk ka ndodhur para se presidenti të dërgojë amendamentin e propozuar te kryetarja e Kuvendit.

Për këtë arsye, Borell thotë se kjo kërkesë e Thaçit është e papranueshme, për arsyet që i përmend edhe në letër.

Ai ka kërkuar nga paneli i Gjykatës Kushtetuese që të shqyrtojë çështjen duke pasur parasysh rëndësinë e ruajtjes së Dhomave të Specializuara dhe Prokurorit të Specializuar si një Gjykatë e paanshme e krijuar sipas ligjit./GazetaExpress/

https://drive.google.com/file/d/167v4eDX2iAmTjVVpAsriqD91v1ChFZGb/view

Premium WordPress Themes Download
Download Premium WordPress Themes Free
Free Download WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
free download udemy course
download micromax firmware
Download Nulled WordPress Themes
udemy paid course free download
Previous Post

Delegacionit kosovar i vidhet çanta me dokumente konfidenciale në Bruksel, kishte material për bisedimet me Serbinë!

Next Post

Gastronomët paralajmërojnë aksion para Qeverisë, kërkojnë pako prej 10 milionë euro

Next Post
Gastronomët paralajmërojnë aksion para Qeverisë, kërkojnë pako prej 10 milionë euro

Gastronomët paralajmërojnë aksion para Qeverisë, kërkojnë pako prej 10 milionë euro

Të Fundit

Kanosje në Suharekë, arrestohet një person

Dyshohet se shiste kokainë në Prizren dhe më gjerë, bie në prangat e Policisë dilleri 26-vjeçar

February 9, 2023
Kurti: Shitësit që manipuluan me çmime do të ndëshkohen

Kurti: 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb, pse nuk ua mundëson krijimin e asociacionit një-etnike

February 9, 2023
Dënohen me nga 200 euro katër biznese në rajonin e Prizrenit, nuk respektuan orarin e punës

Vëllai rrah motrën e tij në Prizren, ajo e lajmron në Polici

February 9, 2023
Më shumë se 16,000 të vdekur dhe mbi 60 mijë të plagosur nga tërmeti në Turqi e Siri

Më shumë se 16,000 të vdekur dhe mbi 60 mijë të plagosur nga tërmeti në Turqi e Siri

February 9, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Kanosje në Suharekë, arrestohet një person

Dyshohet se shiste kokainë në Prizren dhe më gjerë, bie në prangat e Policisë dilleri 26-vjeçar

February 9, 2023
Kurti: Shitësit që manipuluan me çmime do të ndëshkohen

Kurti: 11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb, pse nuk ua mundëson krijimin e asociacionit një-etnike

February 9, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.