LAJME

Borë në disa pjesë të Shqipërisë, rrugët të papastruara

Borë në disa pjesë të Shqipërisë, rrugët të papastruara
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Mars 2025, 11:42

Në Shqipëri temperaturat kanë rënë deri në minus 3 gradë Celsius dhe ka pasur reshje bore në disa pjesë.

Bora ka mbuluar fshatrat turistike të Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit, ndërsa në majat e Bigllës, trashësia ka arritur deri në 5 centimetra.

Mirëpo, bëhet e ditur se rrugët në këto pjesë të Shqipërisë janë të papastruara nga bora.

Euronews.al raporton se burime nga autoritetet rrugore, kanë thënë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së kontratave të reja me firmat e mirëmbajtjes.

Pavarësisht kësaj, Policia e Shqipërisë ka apeluar për kujdes të shtuar, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve të jenë të pajisur me goma dimërore, për të shmangur incidentet e mundshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika