Kosova do të marrë pjesë për herë të parë në një mision ndërkombëtar stabilizues në Rripin e Gazës. Misioni është i mandatuar nga Kombet e Bashkuara dhe synon të mbështesë përpjekjet për siguri në këtë territor.
Bordi i Paqes përmes një njoftimi në rrjetin social “X”, ka bërë të ditur se pjesëtarë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë bashkuar kontingjentit që do të shërbejë në Gaza, shkruan Reporteri.net.





