Punimet për ngritjen e bazës logjistike “Endurance”, e cila pritet të luajë një rol të rëndësishëm në operacionet humanitare dhe të rimëkëmbjes, po vazhdojnë me intensitet.
Lajmi është bërë i ditur nga Bordi i Paqes përmes një njoftimi të publikuar në platformën “X”, ku thuhet se baza e mbështetjes logjistike do të shërbejë si një qendër kyçe për Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF).
Sipas njoftimit, objekti do të përdoret për furnizim, mirëmbajtje dhe riorganizim të forcave gjatë angazhimit të tyre në mbështetje të përpjekjeve për rimëkëmbje dhe ndihmë humanitare.





