Ngasësit e automjeteve në rrugën Prizren-Prevallë sonte kanë hasur në vështirësi qarkullimi për shkak të reshjeve të dendura të borës, dhe mediat lokale atje raportuan për bllokim të rrugës.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për Klankosova.tv deklaroi se rruga nuk është e bllokuar meqë ekipet janë në terren duke punuar gjatë tërë kohës.
“Atje ka pasur reshje të mëdha të borës dhe qarkullimi në zona malore bëhet pak më i vështirë. Të gjitha rrugët e Kosovës janë në përgjegjësi të ministrisë dhe ekipet tona janë në terren dhe vazhdimisht duke e pastruar borën”, deklaroi Durmishi.