- Reklama -

Bora vështirëson qarkullimin drejt Prevallës, ekipet e pastrimit janë në terren

Banorë të trevës së Luginës së Lumëbardhit (Zhupës) në Prizren kanë shprehur shqetësimin lidhur me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të fundit të borës.

Sipas tyre reshjet e borës bashkë me temperaturat e ulëta kanë bërë që qarkullimi me automjete të jetë i vështirësuar në këtë zonë malore.

- Reklama -

Madje në rrjetet sociale është bërë e ditur se gjendja e rrugës në segmentin Mushnikovë-Gornje Sellë është e palakmueshme.

Megjithatë në terren janë parë ekipet përkatëse, të cilat kanë ndërmarrë veprime për pastrimin e rrugës Prizren-Prevallë.

Ditë më parë, Policia e Kosovës ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti për shoferët e automjeteve “për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort