SPORT

Boksieri që ngriti flamurin shqiptar në Beograd: Ndihem shumë krenar

Boksieri që ngriti flamurin shqiptar në Beograd: Ndihem shumë krenar
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Nëntor 2021, 19:49

Boksieri shqiptar Alban Beqiri, mori pjesë në Kampionatin Botëror të boksit që është mbajtur në Beograd.

Beqiri arriti të marrë medaljen e bronztë në këtë kampionat.

Në gjysmëfinale ai humbi përball boksierit rus Vadim Musaev.

Boksieri shqiptar nuk ishte në formën e tij më të mirë sepse e shoqëronin disa dëmtime por ai nuk u dorëzua dhe u ndesh edhe pse me shqetësime fizike.

Alban Beqiri bëri krenar një popull të tërë me performancën e tij dhe madje kur mbërriti në Tiranë u prit nga shumë dashamirës duke brohoritur emrin e tij.

Ai sot është pritur nga presidenti i Komitetit Olimpik të Shqipërisë, Fidel Ylli.

“Ndihem shumë krenar pasi ishte emocion shumë i madh për mua të ngre flamurin shqiptar në mes të Beogradit. Ishte një arritje historike dhe shpresoj që dhe të tjerë boksierë si unë të kenë të njëjtin sukses . Me pak mbështetje dhe suport mund të kemi arrtije më të mëdha në boks”, shkruan Abcnews.al.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika