Kandidati i Vetëvendosjes për deputet në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, Boiken Abazi, ka bërë një deklaratë të papritur.Abazi ka deklaruar se duhet ndaluar çdo tentativë për të instaluar “Zajednicën”.Në të njëjtën kohë, ai pret luftë të shtuar kundër oligarkisë ndoshta duke shprehur kritikë ndaj mungesës së veprimeve nga Qeveria Kurti II.
Boiken Abazi: Duhet krijuar një subjekt i ri për bashkim kombëtar

Por, edhe më befasuese është deklarata e tij për Shqipërinë.Ai thekson që duhet “krijuar një subjekt i ri për shtet zhvillimor e bashkim kombëtar”.
Vetëvendosje tashmë është themeluar në Shqipëri e cila avokon për Bashkim Kombëtar, dhe nuk dihet nëse z. Abazi po largohet nga kjo parti politike.Statusi i plotë:Në Kosovë, çdo tentativë për të instaluar “Zajednicën” duhet ndalur, ndërkohë që duhet shtuar lufta kundër oligarkisë; në Shqipëri, duhet krijuar një subjekt i ri për shtet zhvillimor e bashkim kombëtar.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

