LAJME

Bllokohet për qarkullim rruga në dalje të pikës kufitare në Jarinjë

Bllokohet për qarkullim rruga në dalje të pikës kufitare në Jarinjë
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Mars 2026, 11:31

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar për qarkullim të automjeteve pika kufitare  në Jarinjë.

Sipas QKMK, arsyeja e bllokimit është pastrimi i rrugës nga ana e Serbisë.

Në njoftim thuhet se rruga është bllokuar sot nga ora 10:00 dhe asnjë automjet nuk mund të lëvizë.

“Më datë, 09.03.2026, prej orës 10:10, është bllokuar qarkullimi i automjeteve në dalje të PKK Jarinje, për shkak se në anën e Serbisë, janë duke e pastruar rrugën me bager dhe kamionë, kështu që asnjë automjet nuk mund të lëvizë” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika