LAJME

Bllokohen në Kukës kamionë me mallra të destinuara për Kosovë e Serbi

Bllokohen në Kukës kamionë me mallra të destinuara për Kosovë e Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2023, 17:19

Dhjetëra kamionë me prodhime shqiptare, të destinuara për Kosovë e Serbi, janë bllokuar qe dy ditë në pikën kufitare të Morinës në Kukës.

Shkak është bërë vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ndaluar çdo kamion me mallra me targa serbe për të hyrë në territor e vendit.

Drejtuesit e kamionëve për Klan TV kanë thënë se ndalimi ka ardhur pa paralajmërim, pavarësisht se malli është shqiptar dhe destinacion ka Kosovën dhe Serbinë.

Ata kanë bërë thirrje që tregtia të mos bëhet viktimë e politikës.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika