LAJME

Bllokohen hyrjet e Prishtinës, fillon protesta e bizneseve

Bllokohen hyrjet e Prishtinës, fillon protesta e bizneseve
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Maj 2025, 10:24

Hyrjet kryesore në Prishtinë janë bllokuar pasi po protestohet kundër daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë.

Ata kanë vendosur kamionët midis rrugës në disa prej hyrjeve kryesore të Prishtinës.

Ky bllokim pritet të zgjasë deri në ora 12:00.

Bizneset po protestojnë kundër daljes në treg të hapur të energjisë, ku thonë se do të paguajnë çmim trefish më të shtrenjtë.

Për protestën më herët foli edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Bizneset kanë paralajmëruar masa të tjera nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre. 

Lokacionet e bllokimit:

Hyrja nga Veterniku – Hyrja nga Gjilani – do të bllokohet hyrja nga Albi Mall e poshtë Veternikut – Kështu bllokohen të gjitha hyrjet (Ferizaj, Gjilan, Aeroport)

Hyrja nga Fushë-Kosova – Hyrja nga Mitrovica – do të bllokohet hyrja prej rrethit të Madh te Lakrishtja (Dukagjini tower) – Kështu bllokohen të gjitha hyrjet nga Mitrovica dhe Fushë-Kosova

Hyrja nga Podujeva – Hyrja në lagjen e Vranjevcit – te ish-Humanisti – Udhëkryqi te banka Raiffeisen – bllokohen hyrje-daljet nga Podujeva, por edhe lëvizjet nga Dragodani në drejtim të Shkabaj/Orlloviq.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika