Bllokimi i dy pikave kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën me Serbinë, ka çuar në ulje të numrit të mallrave të importuara nga Serbia në Kosovë.Dy vendkalimet kufitare janë të bllokuara nga serbët lokalë qysh më 20 shtator, për shkak të masës së reciprorcitetit që ka vënë Qeveria e Kosovës ndaj automjeteve me targa të Serbisë.
Bllokada ul importin e mallrave nga Serbia

Dogana e Kosovës bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë periudhës 20-24 shtator, nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 3.9 milionë eurosh.
Ndërsa, pesë ditë para vendosjes së masës së reciprocitetit, përkatësisht nga 15 deri më 19 shtator, janë importuar mallra në vlerë prej 4.9 milionë eurosh.
Me vendimin e Qeverisë së Kosovës, të datës 20 shtator, të gjitha automjetet me targa serbe, që hyjnë në Kosovë, duhet t’i heqin targat dhe të vendosin targa të përkohshme të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.Një masë të ngjashme për automjetet me targa të Kosovës, Serbia e zbaton tash e sa vite.Përfaqësuesit e Serbisë e akuzojnë Kosovën për shkeljen e dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit për lëvizje të lirë, por përfaqësuesit e Kosovës thonë se po veprojnë në përputhje me Marrëveshjen./REL
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

