Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke folur në takimin e NATO-s me ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel këtë mëngjes, ka thënë se “nuk janë duke kërkuar konflikt, por se janë të gatshëm nëse vjen tek ata”.
“Në kohën kur po ndodh agresioni rus kundër Ukrainës, kjo aleancë është bashkuar me shpejtësi dhe vendosmëri”, tha Blinken, transmeton Telegrafi.





