I riu, Blin Hoxha, i lindur dhe rritur në Prishtinë por me prejardhje nga Zhuri, aktualisht është duke u shkolluar në Akademinë e Aviacionit në Maltë “ European Malta Academy”, një ndër akademitë më prestigjioze të aviacionit jo vetëm në Evropë.
Ai është I vetmi shqiptar i cili po shkollohet në këtë Akademi. Blini në një prononcim për TV Prizreni, tregon kohën kur i lindi dëshira për t’u bërë pilot. Blini tregon edhe për sfidat e para të fillimit të jetësimit të ëndrrës së tij për t’u bërë pilot.
Ai thotë se për të gjitha vështirësitë e paraqitura që mund t’i dilnin përpara deri më tani, i ka tejkaluar me sukses për shkak të përgatitjes së duhur paraprake nga vet ai.





