• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Tuesday, February 7, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Blerim Shala: Zgjedhjet komunale, do tregojnë përmasat e ‘stuhisë politike’ që solli Kurti më 14 shkurt

tvprizreni by tvprizreni
February 23, 2021
in LAJME, VENDI
0
Blerim Shala: Zgjedhjet komunale, do tregojnë përmasat e ‘stuhisë politike’ që solli Kurti më 14 shkurt
0
SHARES
269
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Opinionisti Blerim Shala, po vlerëson se zgjedhjet e 14 shkurtit, sollën një stuhi politike prirë nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Madje sipas tij pasojat për politikën kosovare të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, siç po shihet këto ditë, ende kanë trajtën e atij evidentimit inicial apo fillestar të dëmeve në një vend të goditur.

Tutje ish-këshilltari presidencial, pohon se për shkak të këtij rezultati zgjedhor, partitë tradicionale siç janë PDK, LDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate e AKR, janë pllakosur me heshtje.

”Partitë tradicionale të Kosovës, ku hynë PDK, LDK, AAK dhe ‘Nisma për Socialdemokraci’ (AKR ka kohë që është në gjendje të vegjetimit), janë pllakosur me heshtje, pas rezultateve të këtyre zgjedhjeve, të cilat, edhe pa këto votat postare të Diasporës që pritet të numërohen ditëve dhe javëve të ardhshme, shfaqin Albin Kurtin dhe Lëvizjen ‘Vetëvendosje’, si një fitues të paparë dhe absolut të tyre”.

”Mbase, këto parti do të mund të vazhdonin tutje të merreshin me kurimin politik pas një rrëzimi të kësisojt, duke provuar atë këndelljen hap pas hapi, për të cilën duhet një kohë e caktuar që me gjasë, nuk njeh muajt por vitet e tëra me një ‘terapi’ të nduarnduart politike, po mos të ishin zgjedhjet e rregullta për pushtetin lokal të caktuara për muajin tetor të këtij viti”.

Sipas Shalës, zgjedhjet për nivel komnal, janë të pashmangshme dhe të pashtyshme, njofton Klan Kosova.

”Këto zgjedhje do të tregojnë se çfarë përmasash ka kjo ‘Stuhi perfekte’ politike e bërë nga Kurti dhe partia e tij para dhjetë ditësh, apo, a do të përsëritet ky rezultat në nivel vendi, për pushtetin qendror, edhe në këtë nivelin lokal, ku do të zgjedhen Kryetarët e komunave dhe Asambletë lokale, me mandat katërvjeçarë”.

”Nëse Lëvizja ‘Vetëvendosje’ do ta shtrijë pushtetin e vet edhe në shkallën e komunave, atëherë, Kosova, si demokraci dhe si shtet, do të shënojë një dukuri njëmend të paparë (dhe me gjasë, që nuk do të përsëritet më, së paku jo në këto përmasa), kur një subjekt i vetëm, do të ushtrojë një pushtet të plotë në dy degët e pushtetit, në atë ekzekuziv (Qeverinë dhe Presidentin) dhe në atë legjislativ (Parlamentin), si dhe në atë komunal (përmes Kryetarëve të komunave dhe Asmableve lokale)”.

”Sfida e zgjedhjeve të reja në Kosovë këtë vjeshtë pra, do t’i detyrojë të gjitha partitë tradicionale të Kosovës që sa më parë që është e mundur, apo, për pak muaj, të stabilizojnë qeverisjen me vetëveten, nëse duan që sado kudo të dhënë shenja, në votimet e tetorit, që janë në gjendje të nisin mëkëmbjen e tyre në këtë garën për marrjen e qeverisjes me komunat”.

”Realisht, kemi të bëjmë me një ‘dridhje toke’ të atyre përmasave, kur ‘godinat politike’ të këtyre partive tradicionale të Kosovës janë shembur, apo janë bërë rrafsh për toke. Nuk është rendi pra, si në një termet të moderuar (si thuhet), kur ndërtesat dhe shtëpiat mbahen ende mirë, gjithçka të tejkalohet me një riparim të pjesshëm, i cili do të garantojë qëndrueshmërinë e tyre edhe për një kohë të gjatë”, thekson ai.

Download Premium WordPress Themes Free
Free Download WordPress Themes
Free Download WordPress Themes
Download Nulled WordPress Themes
free download udemy course
download redmi firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
free online course
Previous Post

ICMP po teston ADN-në e mbetjeve mortore të personit me emblemë të UÇK-së

Next Post

Hoxhaj takon Szunyog: Të krijohen sa më parë institucionet

Next Post
Hoxhaj takon Szunyog: Të krijohen sa më parë institucionet

Hoxhaj takon Szunyog: Të krijohen sa më parë institucionet

Të Fundit

Bashkësia Islame dhe komuna e Prishtinës varrosin serben që s’e kishte askënd

Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 123 mijë euro për Mitrovicën dhe Skenderajn

February 7, 2023
Vedat Muriqi: Lashë shkollën për futbollin

Vedat Muriqi, dhuron 15 mijë euro për të prekurit nga tërmetet

February 7, 2023
Gjukanoviç: Mali i Zi mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe integrimit në BE

Gjukanoviç: Mali i Zi mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe integrimit në BE

February 7, 2023
Hajnat vjedhin rreth 24 mijë euro para e stoli ari në shtëpinë e familjes Musaj në Zojz të Prizrenit

Hajnat vjedhin rreth 24 mijë euro para e stoli ari në shtëpinë e familjes Musaj në Zojz të Prizrenit

February 7, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Bashkësia Islame dhe komuna e Prishtinës varrosin serben që s’e kishte askënd

Bashkësia Islame e Kosovës mbledh mbi 123 mijë euro për Mitrovicën dhe Skenderajn

February 7, 2023
Vedat Muriqi: Lashë shkollën për futbollin

Vedat Muriqi, dhuron 15 mijë euro për të prekurit nga tërmetet

February 7, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.