Blakaj tregon se ka prej atyre personave që gjatë trajtimit edhe shërohen, por thotë se kjo varet prej nivelit të përdorimit të drogës.
“Po ka raste që janë shëru, por varet shumë prej nivelit të varshmërisë, llojit të drogës, e kohëzgjatjes së përdorimit e kështu me radhë, në çfarëdo rasti ka prej atyre që kanë abuzu shumë me droga dhe ka prej atyre që e kanë braktis drogën, themi që përgjithmonë kjo nuk dihet, për neve që kushdo që nuk e përdorë drogën prej 1 viti e konsiderojmë që e ka kalu problemin e përdorimit të drogës. Po trajtimin e ndërpresin pothuajse 40% e më tepër, i kthehen përsëri e kështu me radhë”, tha Blakaj për Front Online.
Përdoruesit e drogës e përdorin atë për arsye nga më të ndryshmet, duke u ballafaquar me probleme që u sjellë jeta.
Blakaj përmend tri arsyet kryesore pse të rinjtë po bëhen përdorues të drogës.
“Nuk ka një arsye apo disa arsye pse dikush përdor drogë e dikush jo, sido që të jetë na konsiderojmë që në Kosovë tri arsye kryesore janë dëshira për t’i takuar grupit, ndryshe që njihet personi i moshatarëve, pastaj është qasja e lehtë e drogave, dhe kureshtja”, tha Blakaj në një prononcim për Front Online.