I ftuar në emisionin “dPt te Fidani”, biznesmeni i njohur dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se duhet bërë ngritje e ndjeshme e pagave në sektorin privat për ta parandaluar sadopak emigrimin shqetësues të të rinjve drejt Perëndimit.
Kelmendi ka thënë se nga viti 2023 pagat duhet të arrijnë në 700 euro.
“Nuk bënë në 2023-n me pasë rrogë ndër 500-600, mos ta harroni këtë punë, s’duhet me harru të gjithë ne… pa marrë parasysh a është i kafiqit, a është i tregtisë… që nëse nuk arrin paga në 700 euro ne nuk do të arrijmë t’i mbajmë, për arsye se do të zvogëlohet numri i njerëzve dhe konsumi”, ka deklaruar biznesmeni.





