Të martën, më 6 janar duke filluar nga ora 11:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Dragashit, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me kompanitë: Count on Crops LLC KosovoMaymaar Engineering (Pvt) LTD – Pakistan organizon takim informativ dhe debat të përbashkët me fermerët dhe qytetarët e interesuar.
Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të komunës së Dragashit, qëllimi i këtij takimi është prezantimi i investitorëve nga Pakistani, të cilët janë të interesuar për investime në sektorin e bujqësisë, si dhe informimi i qytetarëve rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e kulturave bujqësore.





