- Reklama -

Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Edhe pse kanë kapacitet që produktet e djathit, mishit e ato me përmbajtje shtazore t’i eksportojnë, bizneset kosovare nuk po arrijnë që t’i shesin në shtetet e Bashkimit Evropian. Kjo pasi Kosova nuk i plotëson kërkesat për eksport të këtyre produkteve në këto shtete. Bizneset thonë se po dëmtohen, derisa nga Dhoma e Tregtisë kërkojnë të bëhet një zgjidhje.

Afaristi Burim Piraj, thotë se vazhdimisht kanë kërkesa për eksport të produkteve të tyre.

- Reklama -

“Kemi kërkesa edhe nga Britania e Madhe por, që kohët e fundit ato kërkesa janë zvogëluar pasi të gjithë e kanë kuptuar që ne nga Kosova nuk mund të eksportojmë produkte me origjinë shtazore”, tha ai.

Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, bizneset në Kosovë kanë përmbushur të gjitha kriteret për eksportimin e produkteve të tyre me origjinë shtazore.Nga kjo Dhomë kanë kërkuar që institucionet së bashku të gjejnë një zgjidhje për këto biznese.

Kushtrim Ahmeti, koordinator në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë tha se ata kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për këtë çështje.

Në këtë rast po humbin bizneset tona, ekonomia e vendit po pëson, bizneset po pësojnë, mundësi të rritet  numri i punëtorëve po pëson. Sepse s amë shumë që ka eksport atëherë nevoja është edhe për rritje punësimi, pra është  një zinxhir shumë i madh ekonomik që po përjeton dëme nga një pamundësi që është shumëvjeçare”, tha Ahmeti.

Ndërsa, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë përmendur kriteret të cilat nuk janë plotësuar në mënyrë që t’i jepet drita e gjelbër eksportit. Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka treguar se aktualisht vetëm një biznes në Kosovë eksporton produktet shtazore në shtetet e BE-së.

“ Ne duhet fillimisht si shtet të jemi anëtare e disa organizatave, ku përfshihet edhe Organizata për Shëndetin e Kafshëve dhe pas anëtarësimit që do të behet në këto organizata, i kemi edhe disa detyra të shtëpisë që duhet t’i kryejmë për disa vite ku i nënshtrohemi auditimeve të ndryshme”, tha ai.

RTK ka kërkuar një qëndrim edhe nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, megjithëse nga e njëjta kanë kërkuar që për këtë çështje t’u drejtohen AUV-it./RTK

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Totaj: Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Abdurrahman Memaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas lajmit...

Aksident mes dy veturave në Prizren, tre persona mbesin të lënduar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort