Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim mëngjesin e sotëm kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Nevzad Lutfiu.
Në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit bëhet e ditur se gjatë takimit biseduan një sërë çështjesh të rëndësishme të cilat lidhen me aktualitetin dhe situatën e shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ndër temat të cilat u diskutuan në këtë takim ishte edhe nevoja për përkrahje të shtuar për shqiptarët atje, të cilët vazhdojnë të përballen me sfida të shumta, duke përfshirë diskriminimin dhe shtypjen sistematike, thuhet tutje në njoftim.







