- Reklama -

Bislimi njofton se Prishtina e Beogradi janë afër arritjes së një marrëveshjeje

Shefi i ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, si dhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, thënë se Prishtina dhe Beogradi janë afër arritjes së marrëveshjes për energjinë.

Bislimi ka theksuar se ende s’kanë arritur që të pajtohen për një zgjidhje finale për çështjen e targave.

- Reklama -

Në një intervistë për televizionin serb N1 zëvendëskryeministri ka deklaruar se dialogu nuk po zhvillohet me shpejtësinë që po priste Kosova dhe se vonesat po shkaktohen si rezultat i strategjisë së palës serbe.

“Po ecën ngadalë kryesisht për shkak të strategjisë së zgjedhur dukshëm nga negociatorët e Beogradit, e cila krijon pengesa. Këtu përfshihet marrëveshja energjetike dhe targat”, tha ai, duke shtuar se pret që pala serbe të bëj hapin përfundimtar për marrëveshjen për energjinë.

Bislimi ka shtuar se Beogradi po krijon një problem duke e përdorur Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Pengesat për zbatimin janë krejtësisht artificiale pasi Serbia nuk ka zbatuar dy herë më shumë marrëveshje nëse krahasohet me Kosovën. Ata nuk kanë kredibilitet të kërkojnë asgjë nga Kosova. Beogradi ka rënë dakord me ish-qeverinë e Kosovës që ta trajtojnë këtë çështje si pjesë të një pakete të përgjithshme”, tha Bislimi.

Siç raporton mediumi serb, Bislimi ka thënë se Kosova është e obliguar të zbatojë marrëveshjet ekzistuese, por shtoi se disa marrëveshje të nënshkruara janë vetëm të përkohshme.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort