Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pret zhvillime pozitive në çështjen e liberalizimit të vizave, ndërsa e ka quajtur këtë vit si ambicioz pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në në një takim në Pragë, me ministrin për Punë Evropiane të Republikës së Çekisë, Mikulas Bek, ai e informoi atë për synimin e Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në BE brenda këtij viti, pas 6 vjetësh të rrugëtimit në implementimin e dokumenteve të rëndësishme si Marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe Agjenda për Reforma Evropiane, thuhet në komunikatën për media të mërkurën.
‘’Zhvillimet pozitive, ku demokracitë janë ato që fitojnë, duhet të jenë gjithmonë të inkurajuara’’, tha Bislimi, ku veçoi gjithashtu dhe arsimin publik në nivelin universitar falas dhe pakot e ringjalljes ekonomike për përballimin e efekteve të pandemisë dhe atyre nga lufta në Ukrainë.





