- Reklama -

Bislimi mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 62-të të kadetëve të Policisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 62-të të kadetëve të Policisë së Kosovës.

Zyra e Kryeministrit në një komunikatë për media, ka bërë të ditur se në adresimin e tij, Bislimi tha se për 26 vite me radhë që nga krijimi, Policia e Kosovës shërben me përkushtim e integritet.

- Reklama -

“Ky institucion po forcohet e radhët e saj po shtohen çdo herë e më shumë. 62 gjenerata të diplomuara përfshirë këtë të sotmen, të cilat udhëhiqen nga profesionalizmi, në mbrojtje të Republikës, ligjeve e Kushtetutës së vendit, sovranitetit e integritetit territorial. Të jesh pjesë e Policisë së Kosovës është nder dhe përgjegjësi e lartë. Kjo uniformë dhe ky institucion është më shumë sesa zbatuese e ligjit, por edhe përfaqësuese e vlerave të disiplinës ndaj punës, integritetit dhe atdhedashurisë.” u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Ai shtoi se kadetët i përbashkon misioni e qëllimet e njëjta, ndërsa në realizimin e tyre do ta kenë përherë qeverinë përkrah.

“Përgjatë mandatit e kemi rritur mbi 50% buxhetin për Policinë e Kosovës në krahasim me vitin 2021: nga rreth 90 milionë, në tash më shumë se 150 milionë. Kemi investuar edhe në pajisje policore logjistike e automjete si dhe ngritur e rregulluar stacione të Policisë përfshirë edhe në veriun e vendit. Mbështetjen institucionale të munguar, e kemi kthyer në vëmendje të merituar ndaj Policisë dhe përkrahje të domosdoshme e të parezervë”, u shpreh Bislimi, shkruan ZKM.

Tutje, thuhet se zëvendëskryeministri Bislimi shprehu se besimi i lartë i qytetarëve ndaj Policisë së Kosovës sjell edhe më shumë përgjegjësi e obligim për secilin prej tyre, gjersa njëkohësisht i bën edhe objektiv të të gjithë atyre që me vullnet i janë bashkuar luftës hibride kundër shtetit tonë dhe institucioneve kryesore të saj.

“Andaj prej jush kërkohet që të jeni vazhdimisht syçelë, të disiplinuar dhe të përkushtuar në kryerjen e detyrave me të cilat do të ngarkoheni tash e tutje. Përpjekjet dhe fushatat për të cenuar integritetin, profesionalizmin dhe imazhin e Policisë së Kosovës bazuar në raste të izoluara, tregojnë për qëllime në dëm të interesave të Republikës së Kosovës e kërcënim ndaj institucioneve të saj të respektuara si Policia”, potencoi Bislimi, shkruan ZKM.

ZKM bën të ditur që ai e përfundoi fjalën e tij duke shprehur se “Ndershmëria, përgjegjësia, integriteti profesional e personal, le ta udhëheqin rrugëtimin tuaj për sa kohë do ta mbani të veshur këtë uniformë, duke u frymëzuar edhe në jetën e kontributin e heronjve të Policisë së Kosovës si Enver Zymberi, Afrim Bunjaku dhe të gjithë të rënëve në krye të detyrës.”

Ndërkaq, ZKM njofton se nga ana e tij, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, tha se kjo gjeneratë që sot jep betimin si pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë mbështetja e vizionit tonë të përbashkët për një polici profesionale që garanton rend e ligj, që respekton e mbron qytetarët tanë dhe që me integritet e disiplinë mbron besimin e qytetarëve të ndërtuar ndër vite për Policinë e Kosovës.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort