Home LAJME Bislimi: Mjekët kosovarë shkojnë në Gjermani pasi mjekët gjermanë ikin nga aty

Bislimi: Mjekët kosovarë shkojnë në Gjermani pasi mjekët gjermanë ikin nga aty

0
Bislimi: Mjekët kosovarë shkojnë në Gjermani pasi mjekët gjermanë ikin nga aty

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka vlerësuar se shkuarja e mjekëve të Kosovës në Gjermani ndodh për shkak të largimit të mjekëve gjermanë nga po ky vend.

Këto komente ai i bëri para Komisionit për Integrime Evropiane kur u përmend edhe largimi i mantelbardhëve kosovarë nga vendi.

“Kanë ikur mjekët gjithmonë në Kosovë dhe do të ikin gjithmonë. Por, a e dini pse shkojnë mjekët në Gjermani? Jo pse është rritur popullsia e Gjermanisë, por se mjekët gjermanë ikin prej Gjermanisë”, ka thënë Bislimi.

“Do të thotë edhe prej Gjermanisë ikin mjekët dhe shtrohet nevoja që me ardhë mjekët prej Ukrainës, Kosovës, Italisë”.

Bislimi e quajti mobilitetin vlerë evropiane, ndërkaq tha se projektligji i pagave nuk do t’ua rrisë pagën mjekëve gjashtë mijë euro në tentim për t’i bindur që të mbeten në atdhe.

“Mobiliteti është vlerë e BE-së. Politikat kryesore të OECD -së dhe Bashkimit Evropian janë për të rritur mobilitetin e fuqisë punëtore”.

“Projektligji i ri s’do ta bëjë pagën e mjekëve 6000 euro që me thënë tash se s’ke nevojë me shku”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here