Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi priti në takim mëngjesin e sotëm përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, të shoqëruar nga ambasadorja e Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejčič.
Fillimisht, i dërguari i posaçëm i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Frangeš e uroi Kosovën për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu se subjekti ynë është fituesi i zgjedhjeve dhe presim certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe numërimit të të gjitha votave të qytetarëve.





