LAJME

Bislimi letër Lajçakut për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Bislimi letër Lajçakut për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Shkurt 2024, 21:56

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, i ka çuar një letër, përfaqësuesit të BE-së në negociata, Miroslav Lajçakut.

Në të, Bislimi siç shkruan në platformën X, i ka rënditur Lajçakut, përpjekjet të cilat thotë se i ka bërë Kosova ndaj kërkesave të tyre për heqjen e masave.

“Në një letër drejtuar emisarit Lajçak, kam renditur përpjekjet që Kosova ka bërë ndaj kërkesave për heqjen e masave. Një largim i menjëhershëm do të na ndihmonte të mobilizonim përpjekjet për përparimin e përshpejtuar të reformave, të krijonim mjedisin për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të shpejtë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika