Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka folur në lidhje me 15-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe 25-vjetorin e Epopesë se UÇK-së.
Bislimi tha se gurëthemeli i Kosovës u vendos në Prekaz, ndërsa shtyllat e vendit u ngritën 15 vjet më parën ë Prishtinë me pavarësinë dhe kushtetutën republikane e parlamentare.
“Dekadat e shtypjes ishin edhe dekada të rezistencës, të lara me gjakun e dëshmorëve e të martirëve tanë. Prandaj, Jasharët që e nisën Epopenë nuk ishin as të papritur e as të çuditshëm, por ishin përfundimi logjik i përballjes së rezistencës me pushtimin, ishin fillimi i fitores”, është shprehur Bislimi.





