- Reklama -

Bislimi: BE-ja t’i heqë sa më shpejtë masat ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Bashkimi Evropian duhet “sa më shpejtë” t’i heqë masat sanksionuese ndaj Kosovës, duke shtuar se këto kanë ndikuar në vlerësimin e Raportit të progresit.

Ai ka deklaruar të hënën në Komisionin për Integrimin Evropian se Kosova jo vetëm që s’i ka hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por as s’e ka statusin e vendit kandidat dhe s’e ka marrë pyetësorin e BE-së.

- Reklama -

“Për këtë status nuk ka nevojë që të njohjen nga pesë vendet mosnjohëse…Vonesat në trajtimin e aplikimit po shtojnë zërat skeptikë. Masat negative të BE-së janë ende në fuqi dhe besojmë që prezenca e këtyre masave ka ndikuar në vlerësimin që është bërë në raport. Masat që janë ende në fuqi bien ndesh me përpjekjen e rajonit për integrim në BE. Është shumë e rëndësishme që BE-ja t’i heqë sa më shpejtë këto masa”, ka thënë Bislimi.

Sipas zëvendëskryeministrit, Kosova ka shënuar sukses në fushën e përafrimit të tregut të brendshëm.

“Kemi rritje të hyrave buxhetore, formalizim të suksesshëm të ekonomisë dhe vendeve të punës. Kemi ulje të ndjeshëm të nivelit të borxhit publik, kemi rritje të bizneseve të reja, kemi sektor financiar kundër krizave me të cilat ballafaqohemi, kemi përmirësim në lëvizjen e lirë të mallit shërbimit dhe kapitalit. Por ka edhe fusha ku vlerësimi i bërë në Raportin e progresit nuk është në linjë me bindjen e Qeverisë. Ka të bëjë me reformën e administratës publike”, është shprehur ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş