Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari” “po rritet e zgjerohet”.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po rritet e zgjerohet. Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre”, ka shkruar Bislimi në rrjetin social Facebook.
Tutje Bislimi ka thënë se “këtë javë u mbajt ceremonia e inagurimit të punimeve të fundit, ku në kuadër të zgjerimit të infrastrukturës janë ndërtuar dy hapësira të reja e janë shtuar katër porta, me rreth 1300 m2 shtesë ndërtim”.





